Reagon Presidenti Meta: Policia të mos prekë protestuesit paqësorë

0 154

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me shoqërimet e një dite më parë nga policia gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Postimi i plotë:
SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR!
Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?!

Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.

I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Një BRAVO E MADHE👏 për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.
PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA!

Leave A Reply

Your email address will not be published.