Reforma Zgjedhore, Hysi: Nuk kalon pa konsulta publike

0 359

Mazhoranca nuk merr parasysh kërkesën e demokratëve për të nxituar me miratimin e reformës zgjedhore, madje, për ta miratuar qe në seancën e ardhshme plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, deklaron se kodi i dakordësuar jashtë parlamentit, do t’i nënshtrohet konsultave publike pasi të kenë përfunduar ato për kushtetutën.

”Rezulton që një pjesë e tyre mund të transferohen në kodin zgjedhor. Ka një nismë tashmë të depozituar nga një grup deputetësh për ndryshime në kodin zgjedhor. Ju e njihni shumë mirë edhe natyrën e kryetarit të kuvendit edhe korrektesën e kryetarit në zbatimin e rregullave strikte dhe kjo nismë do të ketë gjithë vëmendjen e duhur. Edhe ndryshimet në kodin zgjedhor do t’i nënshtrohen konsultave publike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.