Reforma Zgjedhore, Krasniqi: Lojë politike

0 326

Analisti i A2, Afrim Krasniqi, komentoi aktualitetin politik në vend. Sipas tij, takimi i djeshëm i Këshillit Politik u bë vetëm për një qëllim: për t’u krijuar ndërkombëtarëve idenë që gjërat po diskutohen dhe që kriza politike po shmanget.

”Takimi i djeshëm u bë më shumë për partnerët ndërkombëtarë, për t’u krijuar atyre idenë që gjërat po diskutohen dhe që kriza politike po shmanget. Kështu që, nuk pati përpjekje nga palët për të ndryshuar pozicionin e tyre politik. Fakti që sot Komisioni i Ligjeve e kaloi draftin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, është një lloj përpjekjeje e mazhorancës për të fituar kohën e humbur me ndryshimet kushtetuese dhe për të shkuar në një presion të ri ndaj opozitave, duke pasur tashmë dy oferta: ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në kod. Për t’u thënë ndërkombëtarëve që ne e mbajtëm premtimin për 5 qershorin, por nuk kemi votat e nevojshme në Parlament dhe jemi pjesë e negociatave me opozitën e re. Kjo është një lojë politike pasi Reforma Zgjedhore është shumë më e thellë sesa ajo që u diskutua atje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.