Refuzoi martesën me kushëririn/Vajza masakrohet kurse i dashuri torturohet, përdhunohet dhe po ashtu vritet

0 325

”Vrasje nderi”, e quajnë mediet turke, ekzekutimin e një vajzë e re, kurse i dashuri i saj u torturua, u përdhunua dhe në fund u vra. 24-vjeçarja Vilda Ince, u detyrua të martohej me kushëririn e saj, pasi ishte vënë nën presion nga familja. Ajo refuzoi lidhjen e detyruar dhe u largua me të dashurin e saj, 25-vjeçarin Osman Celik.

Familja ishte vënë në kërkim të çiftit por nuk arrinin t’i gjenin, derisa ata kishin ardhur në qytezën Kaman, në krahinën qendrore turke Kirsehir. Kur mësuan se ata ishin në Kaman, familja e vajzës ftoi çiftin në shtëpi duke thënë se dëshironin të pajtoheshin. Çifti pranoi ftesën e pajtimit dhe shkoi në shtëpinë e tyre.

Sapo ata hynë në shtëpi, Vilda u dërgua në dhomën e banjës ku u masakrua me sende të mprehta, kurse i dashuri i saj u zhvesh, u torturua dhe përdhunua, para se të vritej.

Më pas trupat u hodhën në një gropë jashtë fshatit, ku u mbuluan me dhe. Policia tha se pas rekuperimit të trupave, arrestuan babanë, vëllanë dhe kushëririn me të cilin vajza e ndjerë ishte detyruar të martohej, dhe dy të afërm të tjerë. Hetimet vazhdojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.