Regjistrohen 67 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0 16

Regjistrohen 67 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkohë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.