Rekord pozitiv/Asnjë viktimë nga Covid-19, 100 të shëruar në 24 orë

0 362

Pas shumë kohësh një lajm të mirë dha Ministria e Shëndetësisë e që lidhet me faktin që për 24 orët e fundit nuk ka viktima nga Covid-19. Nga ana tjetër kanë rezultuar të infektuar 134 persona të tjerë dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në 24 orët e fundit 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur Covid-19.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81

Leave A Reply

Your email address will not be published.