Rekord rastesh dhe të shtruarish në spitale

0 337

Pandemia nga Covid-19, vijon që të jetë me shifra të larta në vendin tonë. Sipas raportimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, bëhet e ditur se betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar katër qytetarë. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fier, 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, mësohet se po në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga Covid-19. “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec”-vijon më tej njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se po në 24 orët e fundit, janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e Covid-19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19. Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit”,-mbyllet njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika

Testime totale-131.547
Raste pozitive-22.300
Raste të shëruara-11.578
Raste aktive-10.186
Humbje jete-536

Rastet aktive

Tiranë-5163
Durrës-921
Fier-788
Korçë-634
Shkodër-574
Lezhë-454
Elbasan-457
Vlorë-423
Berat-289
Kukës-221
Gjirokastër-160
Dibër-102

Leave A Reply

Your email address will not be published.