Rekord rastesh në 24 orë/ 3 viktima dhe 302 raste të reja me Covid-19

0 356

Edhe pse vendimi i qeverisë që e bëri me detyrim vënien e maskës kudo në rrugë, nuk ka çuar në ulje të raste ditore, pasi çdo ditë e më shumë ato rriten. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës, tre pacientë. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, mësohet se janë 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë”,- nënvizon Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2. ”Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,-thuhet në mbyllje të njoftimit për shtyp.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405

Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95

Leave A Reply

Your email address will not be published.