Reportazhi i BBC/ Studenti që po lufton në Ukrainë: Miqtë po na vdesin në duar

0 23

Populli Ukrainas është duke u përballur me nje situatë shumë të vështirë muajit e fundit. Lufta kundër shtetit rus po sjell shumë shkatërrim dhe vdekje të shumta, si në radhët e forcave ushtarake, si në atë civil. Por kjo gjë nuk e ka bërë popullin Ukrainas të dorëzohet, ata po luftojnë që të ruajnë shtetin e tyre me gjithçka munden, madje disa persona kanë lënë përgjysmë universitetin për t’iu bashkuar çlirimit të vendit të tyre.

Kjo është historia e nje djaloshi 19 vjeçar, Maxsym Lutsyk një student biologjie i cili është duke i shërbyer kombit te tij ne këtë situatë të vështire bashkë më shokun e tij të universitetit Dmytro Kisilenko, një 18-vjeçar që studion për ekonomi.

Ai nuk është më si më parë, tani është me shumë serioz, bën me pak shaka dhe duket më i vjetër se mosha që ka.

Javën e kaluar ai bëri një udhëtim të vështirë jashtë vijës së frontit të Donbasit, duke përdorur rrugët e fshehta gjatë natës për të shmangur zjarrin e artilerisë Ruse, për të marrë furnizime për njësinë e tij dhe për të treguar se si ka qenë të luftosh me rusët.

Takimi ndodhi në Bakhmut, një qytet i vogël brenda rrezes së artilerisë Ruse. Disa nga ndërtesat e tij janë nën rrënoja dhe qyteti pothuajse është zbrazur nga civilët.

Për tre javë, Maxsym dhe shokët e tij kishin luftuar për të mbajtur kontrollin e një pozicioni që ata e quanin Serber.

Ishte në një ish-fabrikë të shkatërruar në Rubizhne, një qytet që përfundimisht ra në duart e rusëve.

“Ishte si ferr. Nuk kishte pozicione të mira për t’u mbrojtur. Ne kishim qenë në llogore, ndonjëherë strehimore nga koha sovjetike dhe një stacion zjarri, kështu përpiqeshim të mbroheshim nga sulmet e tyre.”

Njësia e tij ishte në shënjestër të sulmeve me tanke rreth 25 herë në ditë, thotë ai.

Ndërsa prisnin përkrah të tjerëve si ata, në të ftohtin e ashpër, për t’u dërguar me autobus në qendrën e tyre të stërvitjes, ata dukeshin si djem të rinj në një festival ose një udhëtim kampingu, me përjashtim të kallashnikovëve të vjetër që sapo i kishin dhënë.

Dëshmia e të rinjve 18 dhe 19-vjeçarë, që kishin ndjenjën e pamposhtur që kanë të rinjtë, ishte prekëse, dëshpëruese dhe alarmante për të shkuar në luftë në Evropë, ashtu siç kishin bërë gjatë viteve të zhytura në gjak të shekullit të 20-të. Ishte një shenjë e luftës së madhe që po vinte.

Në mars, Maxsym dhe Dmytro dhe të gjithë ukrainasit po përshtateshin, ashtu siç bëjnë qeniet njerëzore gjithmonë në luftë. Pas tronditjes së parë, jetët dhe rutinat e vjetra zbehen në një version të ri, gjithëpërfshirës të jetës reale. Gjatë stërvitjes së tyre të shkurtër në fillim të marsit, ne folëm se si lufta po ndryshonte gjithçka. Maxsym tashmë dukej sikur kishte me shumë vite mbi supe.

“Ne nuk mund të takojmë gratë, të dashurat, fëmijët tanë. Ne nuk mund të merremi me biznesin tonë, siç bënim para pushtimit. Por të gjithë e kuptojnë se ne kemi një mision më të rëndësishëm tani. Jetët e tyre, të çdo ukrainasi, u kthyen përmbys, kur rusët pushtuan më 24 shkurt”. Pavarësisht përparimeve ruse, Maxsym ruan një vendosmëri të hekurt për të luftuar.

Miku i tij Dmytro, i cili luftoi në betejën për Kievin, ndodhet në kryeqytet. Meqë ishin studentë, shërbimi në Donbas nuk është i detyrueshëm.

“Për sa kohë që është e nevojshme, ne jemi gati të humbasim dëgjimin. Jemi gati edhe të vdesim atje, por do të fitojmë aq kohë sa të duhet që e gjithë bota e qytetëruar të mundë Rusinë në mënyra jo ushtarake”. “Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një marrëveshje me Putinin. Putini kupton vetëm gjuhën e plumbave, gjakut, krimeve të luftës. Edhe diçka tjetër, është e pamundur të thuhet merre këtë pjesë të tokës dhe lufta do të përfundojë.”

E pyeta Maxsymin se si po e ndryshonte lufta. Në fillim të vitit, ai organizonte koncerte dhe merrej me politikën rinore në Kiev.

“Edhe tani nuk mund të të përgjigjem saktësisht sepse është shumë e vështirë të kuptosh që disa nga shokët e tu kanë vdekur në krahët e tu, është e vështirë të jetosh me këtë fakt… dhe kur u larguam nga Rubizhne ishte e vështirë për të kuptojmë se kemi humbur betejën për këtë fabrikë; për një nga qytetet kyçe të rajonit të Luhanskut”.

Në mars, Maxsym bënte shaka se nuk u kishte thënë prindërve të tij saktësisht se çfarë po bënte me uniformë.

“Tani prindërit e mi më kuptojnë 100%. Unë përpiqem t’i telefonoj sa herë që mundem. Mamaja ime dërgoi një uniformë për mua dhe vëllezërit e mi.”

Babai i tij u përpoq të bashkohej me mbrojtjen territoriale në qytetin e lindjes , por ai është 65 vjeç dhe shumë i vjetër për të luftuar. Kështu që kur e refuzuan, ai më telefonoi dhe më tha “Maxsym, a mund të bëhem pjesë e njësisë suaj?”

“Ata më kuptojnë. Më mbështesin psikologjikisht dhe financiarisht.”

Donbasi pritët të humbasë më shumë territor nga kjo ofensivë ruse. Linja të reja janë hapur në pjesën e pasme të qytetit. Kolona me traktorë të mëdhenj e të shtrenjtë po çohen drejt perëndimit. Armët e sofistikuara të rënda që u nevojiten për t’u përballur, madje edhe të deportojnë fuqinë e zjarrit Rus, po mbërrijnë, por ende jo aq shpejt sa për t’i detyruar pushtuesit të kthehen.

Maxsym, studenti që është kthyer në një ushtar të vijës së parë, beson në misionin e jetës së tij.

“Ne po luftojmë për lirinë e të gjithë botës, të gjithë botës së qytetëruar dhe nëse dikush mendon se është një luftë ukrainas-ruse, nuk është. Është lufta e dritës dhe errësirës midis Rusisë dhe gjithë botës.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.