Revolta e Donaldit pas finales së BB Vip, flet Eduart Grishaj: Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen

0 211

I ftuar në “Wake Up”, regjisori i “Big Brother Vip”, Eduart Grishaj, ka folur për emocionet e natës finale.

“Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar.

Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithsecili mund të ishte fituesi”, është shprehur Grishaj, teksa është pyetur për natën e madhe të së premtes mbrëma.

Grishaj dhe Arbana janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, lajm të cilin moderatorja e ndau në spektaklin e të premtes dhe u duartrokit nga të gjithë.

Ndërkohë, kujtojmë se i zhgënjyer nga ndarja e çmimit ka mbetur banori i “Big Brother Vip”, Donald Veshaj, pasi nuk u shpall fitues. Thuhet se Veshaj nuk ka qenë në xhirimet për netët post BB Vip, si dhe ka hequr dorë nga emisioni “Më lini të flas”, që “TCH” i ofroi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.