Riatdhesimet/ Shqiptari: Pagova 400 euro biletë, në avion ishim të ngjeshur

0 366

Shteti shqiptar thotë se vijon puna me riatdhesimet. Shqiptarët që u kthyen këtë të hënë nga Frankfurti janë shprehur se i gëzohen faktit që janë rikthyer por nga ana tjetër, kanë pakënaqësi për çmimet e vendosura. Njëri prej tyre tha se ka paguar 400 euro për të ardhur këtu dhe distanca nuk ishte mbajtur në avion, duke mos u respektuar rregullat e vendosura.

Prej sa kohësh ishit të bllokuar në Gjermani?

Prej dy muajsh, çmimet nuk ishin aq te arsyeshme.

Ku do të karantinoheni, hotel apo banesë?

Ne banesë.

Sa paguajtët?

Deri 400 euro.

Si ishin kushtet në avion, a ishte respektuar distanca?

Distanca nuk u respektua nga njëri-tjetri se ishim të tërë ngjitur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.