Rifilloi jeta pas pandemisë? Banorët ”pushtojnë” plazhet

0 115

Turma njerëzish vërshuan në plazhet pranë Seulit (Kryeqyteti i Koresë së Jugut), pas zbutjes së ndjeshme të masave kundër koronavirusit në vend. Pavarësisht lirisë së rifituar të lëvizjes, ndjesia e kujdesit mbizotëron mes banorëve të kryeqytetit koreano-jugor.

“Këto pushimet e para më shumë se një ditore që po shijojmë që nga fillimi i pandemisë. Jemi të kujdesshëm me distance. Jemi të kujdesshëm, sepse supozohet që distancimi social të vazhdojë. Nuk i dihet asnjëherë. Po e shijojmë këtë pushim, ama relaksimi nuk është i plotë sepse frika nga infektimi ka hyre tashmë”.

Koreja e Jugut ndoqi atë që konsiderohet si një prej programeve më të mëdha të kontrollit të sëmundjes në botë. Autoritetet vendase morën shpejt masa për gjurmimin e virusit, izolimin e personave të infektuar dhe karantimit të të gjithë njerëzve që kishin pasur kontakte me ta. Falë kësaj strategjie, nuk qe e nevojshme vendosja e një karantine totale.

Koreja e Jugut me 51.64 milionë banorë arriti ta zhdukë për tre muaj virusin që preku atje gati 10.800 vetë e shkaktoi vetëm 247 vdekje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.