Rihapen shkollat, gjimnazet në 10 qytete do të vijojnë mësim online

0 290

Mëngjesi i kësaj të hëne nisi ndryshe, pasi janë rihapur të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, të cilat ishin mbyllur për shkak të motit të keq. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit mësimi do të zhvillohet sipas skenarit të parashikuar më parë duke respektuar masat anti-covid.

Mësimi në shkollë do të rinis për nxënësit e ciklit fillor (klasa 1-5); maturantët; dhe nxënësit e klasave 6-11 sipas skenarit të kombinuar. Ministrja sqaroi gjithashtu se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë si Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vazhdojnë mësimin “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mësimi online për nxënësit po del një problem, kjo për faktin se në shumë zona të Korçës, veçanërisht në ato rurale, ka problematika me internetin apo valët e telefonit. Problematika më e madhe haset tek nxënësit të cilët kanë provime në fund të këtij viti mësimor.

Disa nxënëse në fshatin Libonik të Maliqit, shprehën se platforma akademia. al ka qenë tepër e ngarkuar dhe se për këtë arsye një pjesë të mësimeve do të duhet t’i rimarrin kur të kthehen në shkollë. ”Kemi mungesë të internetit, platforma Akademia.al është shumë e ngarkuar dhe kemi shumë shkëputje, nga ne por edhe nga mësuesit. Nuk është e njëjtë si të jesh në shkolle, mësimet që nuk i zhvillojmë dot do t’i bëjmë kur të rikthehemi”, thonë disa nga nxënëset.

Problematika me internetin në qarkun e Korçës është mjaft evidente, sidomos në zonat e thella, pa folur këtu për mundësinë e prindërve për rimbushjen e telefonave me internet apo deri edhe tek familjet që nuk kanë mundësi për telefona smart.

Leave A Reply

Your email address will not be published.