Rihapja e pjesshme e shkollave, Guga: Kemi një plan të qartë

0 71

Shkollat do të hapen pjesërisht veç për maturantët, të cilët do të zhvillojnë mësim nga 18 maji deri më 5 qershor, dhe provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen nga 8 deri më 18 qershor. Zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, tregon sesi maturantët do ta zhvillojnë fazën e fundit të vitit shkollor. ”Ministria e Arsimit ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave nëse do të rinisë mësimi më 18 maj. Është parë e nevojshme që krahas mësimit “online”, mësimi direkt në shkolla është më i efektshëm për të përgatitur maturantët për Maturën Shtetërore. Ka një plan të përcaktuar qartë. Do të respektohet distanca fizike, kjo do të thotë që do të mbahet 2 metra distancë nga njëri-tjetri. Do të monitorohet hyrja dhe dalja e nxënësve, maskat, dorezat dhe dezinfektantët. Në klasa do të vendosen me të njëjtën distancë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.