Rikonstruktohen 60 banesa në Librazhd, Balla: Ky është shembulli më kuptimplotë i një qeverie që kujdeset për ata që kanë më shumë nevojë

0 300

Më shumë se 60 familje në vështirësi ekonomike në Librazhd do të kenë mundësi ta kalojnë Vitin e Ri në kushte normale pas zbatimit të projektit për rikonstruksionion e banesave të tyre. Ky është viti i katërt që Bashkia Librazhd në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës zbatojnë projektin i cili u vjen në ndihmë familjeve në vështirësi ekonomike me përmirësimin e kushteve të jetesës. Deri më sot janë rikonstruktuar 170 banesa tepër te vjetra ose ne kushte te veshtira.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan ecurinë e punimeve, të cilat po kryhenvme ritme të shpejta.

”Objekti ku jemi daton prej 60 vitesh kur u krijua qyteti dhe këto vite kishin bërë punën e tyre. Bashkëpunimi shumë i mirë mes bashkisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë të mundur që të krijojmë këtë program rehabilitimi të ndërtesave të vjetra të cilat u përkasin familjeve në nevojë, familje me shumë fëmijë, familje me kryefamiljare grua etj. Këtë vit kanë përfituar më shumë se 60 familje ndërkohë që janë 100 aplikime të tjera me të cilat ne do të vijojmë. Do të vazhdojmë të kujdesemi për familjet në nevojë dhe ky është shembulli më kuptimplotë i një qeverie që kujdeset për ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi Balla.

Kryetari i Bashkisë, në fjalën e tij tha se projekti do të vazhdojë dhe përfshin edhe familjet në vështirësi ekonomike që jetojnë në fshat. ”Është viti i katërt që Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ndërmerr këtë program, i cili ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve me vështirësi ekonomike. Këtë vit janë rreth 66 familje që përfitojnë në mënyrë direkte nga ky program. Përveç banesave private, pjesë e këtij projekti janë dhe disa pallate shumë të amortizuara. Po ashtu kanë përfituar nga ky investim dhe disa familje të tjera të cilat banojnë në fshat”, deklaroi Gurra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.