Rikthehet filmi “Dirty Dancing”

0 35

Pas më shumë se tre dekada pas daljes të “Dirty Dancing”, po vjen një vazhdim i filmit klasik. Aktorja kryesore e filmit origjinal, Jennifer Grey, do të luajë në të dhe do të shërbejë si producente ekzekutive. . Kompania e prodhimit të filmave Lionsgate, e kishte konfirmuar lajmin në vitin 2020, por detaje të mëtejshme tani janë zbuluar vetëm tani, duke përfshirë kohën kur do të mbërrijë në kinema.

Në krye të prodhimit është Jonathan Levine, regjisori i “Long Shot”, i cili gjithashtu ka shkruar skenarin me Elizabeth Chomko. Ai është shprehur se filmi origjinal “Dirty Dancing” ka qenë gjithmonë një nga filmat e tij të preferuar por kurrë nuk e ka imagjinuar se do të drejtonte vazhdimin.

“Gjatë shkrimit të tij, u dashurova me personazhet të rinj dhe të vjetër, me botën e viteve 1990, New York-un dhe muzikën, e cila do të variojë nga këngët nga filmi origjinal deri tek hip-hopi i viteve ’90. Mezi pres të bashkëpunoj me Jenniferin për të sjellë këtë histori të bukur të verës, romancës dhe vallëzimit te një brez fansash të rinj. Dhe atyre prej shumë vitesh, ju premtoj se nuk do ta shkatërrojmë fëmijërinë tuaj. Ne do ta përballojmë detyrën me ambicie dhe mbi të gjitha me dashuri”-u shpreh ai.

Ndërsa Grey do të riprodhojë rolin e saj si Frances, anëtarët e tjerë të kastit ende nuk janë shpallur, por fansat duhet të presin më shumë përditësime së shpejti, duke parë se filmi i ri, i titulluar gjithashtu “Dirty Dancing”, do të hyjë në prodhim më vonë këtë vit, me studion që synon një dalje në vitin 2024.

Leave A Reply

Your email address will not be published.