Rikthehet Mihal Kokëdhima, sulmon egërsisht turistët në plazh (VIDEO)

0 320

Rikthehet Mihal Kokëdhima. Videoja ku Kokëdhima, pronar i restorantit “Panorama” në Porto Palermo, hipte sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunonte, tronditi opinionin publik vitin e kaluar.

Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. “Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde këtu po ta mbajti si mund te hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar ti”, dëgjohet në video Kokëdhima.

Për dhunën kundër turistëve në fund të vitit të kaluar Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës “Panorma” u dënua me një vit burg nga gjykata e Vlorës për akuzat e ”kanosjes”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe ”shkatërrim prone”. /JOQ/

View this post on Instagram

?

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Leave A Reply

Your email address will not be published.