Rikthehet OFL. Bllokon 9 super makina, 4 prej pronarëve janë gra

0 24

Pas një mungese me deklarata për dërgim të letra të vetëdeklarimeve për pasurinë, të sekuestrimeve të vilave apo dhe sekuestro të makinave luksoze, këtë të mërkurë OFL ka dalë në dritë, ku bëri me dije rezultatet e aksionit të rradhës. OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i “forti” i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë. Dushku ka një “karrierë” të pasur kriminale, i arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, i njohur edhe me emrin Edison.

Ai rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv.

Në listën e OFL-së, mësohet se janë 4 janë gra nga Korça dhe Gjirokastra, të cilëve u janë sekuestruar mjetet. Policia e Shtetit deklaron se gjatë ditëve të fundit që nuk ka dërguar formularin për vetëdeklarimet ka vijuar punën për kopsitjen e dosjeve, ndërsa shton se “nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar’ mbyllet deklarata.

Lista

– Tre automjete autovetura në pronësi të Eduart Dushkut banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Leave A Reply

Your email address will not be published.