Rikthim në karantinë? Manastirliu: Nuk do të ketë kthim prapa

0 360

Shqipëria nuk do t’i kthehet karantinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se janë qytetarët ata që duhet të tregohen të kujdesshëm për të frenuar përhapjen e virusit.

”Aktualisht me këto shifra edhe pse të rritura këto ditë vlerëson që nuk do të ketë kthim prapa. Padyshim vlerëson që ka shumë nevojë për të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e Covid-19”.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve shëndetësore të BE për përballimin e pandemisë në vend. Ambasadori Soreca kërkoi që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura nga nga qeveria.

”Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’i bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situatë”.

Në paketën e dytë të ndihmës nga BE me vlerë 650 milionë euro, janë përfshirë 5 autoambulanca, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.