Rimbyllen plazhet

0 405

Rritja e numrit të turistëve në plazhet në Evropën veriore pas lehtësimit të masave kufizuese, kanë alarmuar zyrtarët dhe ekspertët. Tri qytete në Francën veriperëndimore rimbyllën plazhet e tyre për shkak të dështimit të respektimit të masave të sigurisë dhe mosrespektimin të distancimit social.

Të mërkurën në mbrëmje, prefektura e Morbihan, në Britani, tha se plazhet në pesë bashki ishin mbyllur për shkak të “sjelljes së papranueshme” nga vizitorët ditët e fundit, veçanërisht sa i përket mosrespektimit të distancës sociale.

Disa komuna në Holandë ndërkohë, iu bënë thirrje turistëve gjermanë që të mos e kalojnë kufirin për një udhëtim gjatë festës publike të Ditës së Ngjitjes së Jezusit në qiell. Numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në të gjithë botën, tani ka kaluar shifrën pesë milionë, por numri i infeksioneve të reja ka rënë në pjesën më të madhe të Europës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.