Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë

0 297

Procesi i rindërtimit i ardhur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, ka sjellë tre aspekte kryesore në vend si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm. Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me mediat për procesin e rindërtimit, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, tha se ky proces do të bëjë një strehim cilësor, ka punësim masiv dhe është një mundësi e re për ekonominë.

“Punësim masiv për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe që falë kantierëve të hapura të rindërtimit çojnë rrogën në familjet e tyre. Si dhe një impakt të konsiderueshëm në një ekonomi të cenuar në këtë kohë të mallkuar pandemia. Tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësi të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë. Këto janë tre aspektet kryesore të këtij procesi”, tha Rama.

Lidhur me programin elektoral të PS, Rama bëri me dije se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Rama shtoi se jemi në kushte kur nuk mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit,por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë. Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë.

”Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet pastaj dhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë por kjo fillon nga karakteret. Karakteri i lidershipit i forcave politike. Besoj se shqiptarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë, pastaj dhe programet kanë peshëm e vetë. Ne do ndajmë ne shqiptarët një plaformë për shqipërinë e viti 2030. Jemi në kushte kur smund të flasim thjesht per nje program elektoral per te marrë në dorë punët e vendit por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi ne gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan. Shumë shpejt do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.