Rindizen protestat, përplasje të dhunshme (FOTO)

0 26

Dy muaj pas vrasjes së George Floyd, protestat që kanë përfshirë anembanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rindezur sërish. Mbrëmjen e kaluar në Portland, Oregon, demonstruesit janë përplasur dhunshëm me agjentët federalë të dërguar për të kthyer rendin. Një person u godit me thikë, teksa policia përdori sërish gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.

Ndërkohë në Siatëll, Uashington, pamjet e protestës së Portlandit frymëzuan tubimin më të madh prej javësh. Sipas policisë, kjo protestë u shndërrua shumë shpejt në trazira, me shkatërrim të pronës publike dhe asaj private. Për shkak të përplasjeve midis turmës dhe autoriteteve, 21 oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë, tulla apo lëndë shpërthyese. Ndërsa policia arrestoi mbi 45 pjesëmarrës.

Vala e re e protestave lidhet me vendosjen e autoriteteve nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, krijuar pas sulmeve të 11 Shtatorit. Këto trupa janë parë të armatosur rëndë dhe të paidentifikueshëm, duke arrestuar protestuesit. Presidenti Donald Trump i ka quajtur demonstruesit si terroristë dhe ka premtuar të rrisë prezencën e forcave të tilla në të gjitha qytetet e qeverisura nga demokratët, ku sipas tij nuk po bëhet asgjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.