“Ringrihet” Notre Dame, koncert për herë të parë pas zjarrit

0 327

Me kapele dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar, për herë të parë që kur një zjarr gati e shkatërroi atë.

Koncerti në vigjilje të Krishtlindjeve është një traditë vjetore në Francë. Eventi i zhvilluar pa audiencë, u regjistrua më herët gjatë muajit dhe u transmetua në televizion pak para mesnatës. Kori performoi pjesë klasike të Moxartit dhe Shuberit.

Struktura me arkitekturë gotike dhe një prej atraksioneve kryesore të Parisit u përfshi nga flakët më 15 prill të vitit 2019. Zjarri shkatërroi çatinë dhe kullën karakteristike me majë. Presidenti Emanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda 5 viteve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.