Rinisja e transportit ndërqytetas, shoferët: Udhëtojmë bosh

0 43

Pas 3 muajsh i bllokuar, transporti publik ndërqytetas është rihapur që prej 23 qershorit. Lëvizjet e qytetarëve duken të pakta, siç shihet tek terminali ndërqytetas i veriut dhe jugut pranë kthesës së Kamzës.

Drejtuesit e autobusëve shprehen se kanë udhëtuar me fare pak pasagjerë për në drejtim të Tiranës. Nga një kapacitet me 20 pasagjere, mezi kanë gjetur deri në 4 persona.

Moshapja e transportit urban, është një faktor që i penalizon si operatorët e transportit ndërqytetas, po ashtu edhe udhëtarët, ndaj nëse qeveria nuk i mbështet edhe ky i fundit rrezikon të rimbyllet. Qytetarët shprehen se gjatë kësaj periudhe që transporti publik ndërqytetas nuk ka funksionuar, e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë.

Problem tjetër në këtë terminal është se shoferët dhe udhëtarët qëndrojnë për orë të tëra në diell. Qytetarët e Tiranës vijojnë të jenë të penalizuar pasi transporti urban qytetas nuk është funksional dhe ende nuk ka një datë për rinisjen e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.