Rinovohet edhe për pesë vite të tjera pakti i miqësisë shqiptaro-greke

0 28

Burime diplomatike greke bënë me dije pak më parë se qeveria shqiptare pozicionohet pozitivisht ndaj një marrëveshje të rinovuar pesëvjeçare, të Paktit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Pas propozimit grek për rinovimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare të Paktit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Greqisë dhe Shqipërisë, pala shqiptare ju përgjigj pozitivisht dhe është në favor të këtij rinovimi.

Kujtohet në këtë rast se ky Pakt është nënshkruar mes dy vendeve në vitin 1996 dhe ka pasur një kohëzgjatje fillestare, nga dita e zbatimit, 20 vjet, e cila ka përfunduar në vitin 2018. Më pas është rinovuar për një periudhë pesëvjeçare, deri në 2023.

Në prag të mbarimit të afatit të tij , të dyja palët kanë rënë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.

Ky zhvillim -theksojnë të njëjtat burime diplomatike greke – është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar Rama në Tiranë para disa ditësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.