Rinovon kartën e identitetit, ministri Çuçi: E vetmja mënyrë që të votoni në 25 Prill

0 317

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është në listën e atyre që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit. Veçse aplikoi për vete në zyrat e njësisë nr.5 në Tiranë, Çuçi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve si ai që të aplikojnë për të patur mundësi të ushtrojnë edhe të drejtën e votës më 25 prill.

”Çelësi kryesor që mundëson që shqiptartët të marrin shërbime online. Në 25 prill ky dokument do të ketë një rëndësi të posaçme”,-tha ai. Zyrat e Gjendjes Civile do jenë të hapura edhe të shtunave për të ofruar shërbime deri më 24 prill.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, janë hapur 6 zyra të reja aplikimi pranë konsullatave në disa vende europiane, në mënyrë që ata të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit.

”Për të gjithë ata bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë kemi hapur 6 zyra të reja të ALEAT për të aplikuar për dokumentin e ri të identitetit”,-tha më tej. Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që pajisen me kartë identiteti pas moshës 75 vjeç, nuk kanë më nevojë të rinovojnë sërish këtë dokument derisa të jenë në jetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.