Rinovon patentën në moshën 100-vjeçare. Gjyshja nuk i ndahet timonit, madje edhe biçikletës

0 34

Pak javë më parë treguam historinë e Giampiero-s, i lindur në vitin 1936, një motoçiklist 86-vjeçar italian, i cili, pavarësisht numrit të treguar në kartën e tij të identitetit, nuk ka ndërmend të zbresë nga “BMW 1200”.

Megjithatë, sot është radha e Candida Uderzos, e lindur më 1922, me 100 pranvera të rrumbullakosura në maj, por ende me krenari automobiliste. Të paktën edhe për dy vite të tjera.

Kur ajo u shfaq në autoshkollë, raporton “Corriere del Veneto”, operatorët nuk kishin dyshime: zonja Candida është ende e përshtatshme për të vozitur, të paktën deri në vitin 2024, kur do të shuajë 102 qirinj.

“Kur i rinovuan lejen e drejtimit, thuajse nuk e besoja, – thotë djali i saj, Gianni. – Mendova se do t’ia hiqnin. Është e vërtetë që ajo është e përsosur fizikisht, e aftë për të kuptuar dhe e lexon gazetën pa syze.

Leave A Reply

Your email address will not be published.