”Rivotimi i Kodit”/Panariti: Një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-europian nga Rama

0 246

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri me dije se ka dërguar 8-të pyetje Komisionit të Venecias për të shmangur krizën e zgjedhjeve. Sipas Panaritit, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për të rivotuar ndryshimet e njëanshme të Kodit, është një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-europian. ”Apeli i Komisionerit Varhelyi, për Parlamentin për të ndalur rivotimin në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, është qëndrim i Bashkimit Europian dhe si i tillë duhet të merret patjetër në konsideratë”,-shkruan Panariti në facebook.

Postimi i plotë

Një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-Europian! Karshillëku ndaj Bashkimit Evropian do ti kushtojë shtrenjtë Shqipërisë! Këmbëngulja për të rivotuar, ndryshimet në kodin zgjedhor si pasqyrë e ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës, është Anti-Europiane.

Kjo është tashmë e qartë! Sepse është shprehur edhe zyrtarisht nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin. Prandaj, Presidenti Meta, i dha shansin e fundit Kuvendit të rishohë këtë Akt Normativ abuziv dhe antidemokratik.

Apeli i Komisionerit Varhelyi për parlamentin për të ndalur rivotimin në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, është qëndrim i Bashkimit Evropian dhe si i tillë duhet të merret patjetër në konsideratë.

Të insistosh në marrëzinë e kapjes së sistemit nëpërmjet, dizenjimit të rregullave dhe të procesit zgjedhor, sipas interesave të Partisë Shtet, është jo vetëm Anti-Kombëtsre por edhe Anti-Europiane. Prandaj kriza e Shqipërisë, është para së gjithash krizë e demokracisë! Kjo është nëna e të gjitha krizave të tjera që e kanë futur vëndin në një kurth të pashpresë, nga i cili dilet vetëm duke ndryshuar regjimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.