Romeo ndan foton epike, ja si e shohin prindërit Donaldin në “Big Brother VIP”

0 176

Donaldi po bën më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Gjatë këtij rrugëtimi ai ka përjetuar emocione nga më të ndryshmet, ku pa diskutim një ndër momentet më të bukura ka qenë takimi me pjesëtarët e familjes, sikurse ka qenë Romeo dhe prindërit e tij.

Familjarët e ndjenë mungesën shumë dhe gjithmonë i shikojnë. Përjashtim nuk bëjnë as prindërit e Donaldit, të cilët nuk ndahen një moment nga ekrani i televizorit.

Ka qenë Romeo që e ka zbuluar duke postuar në Instastory një foto, ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vona të natës.

“Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar ai krahas pamjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.