Ronaldo ankohet për pishinën, detyron Manchester United të ndryshojë terrenin stërvitor

0 25

Sipas raportimeve të gazetës britanike “Mirror”, Cristiano Ronaldo do të ishte i pakënaqur me cilësinë e disa objekteve stërvitore të Manchester United, veçanërisht me pishinat. Pasi mësoi për këtë, udhëheqja e “Djajve të Kuq” ka planifikuar menjëherë një ndërhyrje restaurimi dhe modernizimi për ta kënaqur atë para fillimit të përgatitjeve të verës.

Sulmuesi i Manchester United iu tha drejtuesve të kompleksit stërvitor të klubit se nuk kishte në plan ta përdorte pishinën kryesore dhe pishinën e zhytjes, sepse pllakat e lira, të copëtuara dhe që mungonin e bënin atë të rrezikshme.

Portugezi i ka kërkuar klubit që t’i riparonte dhe rinovonte të dyja pishinat, duke u ankuar se pas 12 vitesh (dmth që kur u largua nga Manchester United për te Reali) këto objekte kishin mbetur të njëjta dhe pa asnjë rinovim.

Drejtuesit e klubit thuhet se i morën seriozisht ankesat e tij dhe urdhëruan riparime në pishinat. Sipas “Mirror”, portugezi, golashënuesi më i mirë i Manchester United sezonin e fundit (24 gola) ishte i zhgënjyer nga rënia e standardeve në objektet sportive të “Carrington” dhe “Old Trafford”.

Ankesat e tij nisën që kur u kthye në Angli, në fillimin e sezonit sapo përfundoi. Shtëpia e tij me qira në Cheshire ka në fakt një pishinë të brendshme, kështu që mund të kryejë ushtrime me bazë ujin pa pasur nevojë të përdorë pishinën në Carrington.

Leave A Reply

Your email address will not be published.