Ronaldo largohet nga United në fund të sezonit, destinacion surprizë për portugezin

0 213

Pas krisjes së marrëdhënies mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Ralf Rangnick, portugezi duket dhe më larg Manchetser United sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat angleze, edhe pse Ronaldo kishte menduar të mbyllte karrierën me United, gjërat nuk shkuan ashtu siç ai priste. Në rast të një dështimi për të kapur dhe zonën Champions, CR7 do të largohet nga Anglia për një tjetër eksperiencë.

Së fundmi, në media qarkullon lajmi për një rikthim në Itali, e më saktësisht tek Roma e Jose Murinho.

Edhe pse në pamje të parë diçka e tillë duket e pamundur për shkak të shpenzimeve marramendëse që portugezi ka, në Angli përfshijnë edhe Romën në treshen e skuadrave të interesuara, ku ndër të tjera, në garë janë Bayern Munich apo Paris Saint Germain.

Leave A Reply

Your email address will not be published.