Ronela Hajati do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Robert Aliaj bën deklaratën e fortë

0 190

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja Ronela Hajati. I fundit që ka reaguar për këtë përfaqësim ka qenë aktori i njohur Robert Aliaj.

Gjatë një intervistë, ai ka thënë se ndjen keqardhje që “muzika tallava” të shkojë në Eurosong, duke iu referuar këngës së kënduar nga Hajati.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”

Artisti foli edhe për stilin e tij të veçante teksa u shpreh: “Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë.
Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.