Ronela Hajati: Po marr komente të poshtra, vetëm për peshën!

0 40

Ronela Hajati këngëtarja që do të na përfaqësojë në Eurovizion këtë vit. Vëmendja që ka tërhequr Ronela në skenat e vendeve të huaja në prezantimin e këngës, është jo e vogël. Ajo shprehet se ka marrë komente dhe mbështetje të madhe, por nuk kanë munguar as komentet bullizuese, për paraqitjen e saj.

“Kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.

Ronela u shpreh se nuk ka pritshmëri për fitore, por vetëm që të futet në finale.

“Nuk kam pritshmëri. Gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale. Kënga është moderne, jam mundur t’i ndërtuar sa të mundem, kam lënë çdo projekt tjetër, merrem vetëm me këtë këngë”, tha Ronela.

Leave A Reply

Your email address will not be published.