Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave, por duhen plotësuar kushtet

0 309

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth thotë se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”. Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cenonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.