Rowan Atkinson e quan rol stresues dhe ezaurues atë të ”Mr.Bean”

0 458

Edhe pse bota ende e shijon humorin e Rowan Atkinson si ”Mr.Bean”, vetë aktori shprehet ndryshe. Aktori i mirënjohur britanik është rrëfyer së fundmi duke treguar se roli i personazhit të tij më të njohur ”Mr. Bean”, është nga më stresuesit dhe ezauruesit që ka realizuar ndonjëherë, prandaj nuk do ta luajë kurrë më.

65-vjeçari është duke krijuar një film të ri të animuar me personazhin e tij por thotë se “barra e përgjegjësisë nuk është aspak e pëlqyeshme” dhe nuk e shijon të luajë atë rol. Atkinson ka portretizuar rolin e famshëm në serialet nga viti 1990 deri në 1995, para se të realizonte filmat me metrazh të gjatë ”Bean Movie” në 1997 dhe ”Mr.Bean’s Holiday” në 2007.

Ai thotë se nuk u surprizua nga suksesi i personazhit ”Mr.Bean”. ”Suksesi i Mr.Bean nuk më ka surprizuar. Të shohësh një të rritur që sillet në mënyrë fëminore pa e vënë re fare reagimin që shkakton sjelja e tij, sigurisht që është qesharake. Ndërsa fakti që komedia ishte vizuale dhe jo vetëm verbale i dha asaj sukses ndërkombëtar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.