Rrahën brutalisht bashkëmoshatarin e tyre, procedohen penalisht 6 adoleshentë

0 172

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 6 adoleshentë, të cilët dyshohet se më datë 22 shkurt kanë rrahur një bashkëmoshatarin e tyre.

Në prani të psikologut dhe familjarëve të tyre shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi kanë marrë informacion ditën e djeshme, për disa të mitur, të cilët në datën 22.02.2022 kanë dhuruar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre, menjëherë kanë kryer verifikimet përkatëse dhe identifikimin e shtetasve të mitur.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, u proceduan penalisht shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.