Rrahu dhe kërcënoi të renë, 30-vjeçarja nuk shkon në burg. Avokati: E ka patur shoqe…

0 362

Opinioni publik u trondit nga publikimi i disa video-ve të dhunës fizike dhe psikologjike të një të reje nga një grua.

Besmir Kolci, avokati i Margarita Gjonit, 31-vjeçares që u lirua sot edhe pse dhunoi e kanosi të renë me të cilën e tradhëtoi i shoqi, e ka justifikuar në Gjykatë. Përpara trupit gjykues, Kolci është shprehur se Gjoni ka ushtruar dhunë sepse ka qenë e tronditur.

Ai ka shtuar se klientja e tij me të dhunuarën kanë qenë shoqe dhe kjo ka qenë pjesa që e ka tronditur më shumë. ”E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të pirë. Është tronditur nga ky fakt dhe e ka dhunuar”.

Margarita Gjoni u la në masën ”arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkodrës. 31-vjeçarja ka lënë sot qelinë, tre ditë pasi u vu në pranga.

Leave A Reply

Your email address will not be published.