Rrëfimi i paimagjinueshëm: Abuzimet seksuale nisën që në moshën 12-vjeç

0 380

Nga Musa Kurtulaj-

Rrëfimi i ish-banores së shtëpisë së Femijes Shkoder, Adriana Berisha, 27 vjeç (dt.6 qershor 2020) në “Dua të Bëj të Lumtur” të televizionit TOP CHANNEL, ishte tejet tronditës, i paimagjinueshëm ! Ajo akuzon se dhunimi dhe përdhunimi i saj, por edhe i shoqeve të saj, ka nisur që në moshen 12 vjeç në rrugë, në mjediset e Shtepisë së Fëmijes dhe më pas në konviktin ” Safet Spahiu”, po në Shkoder, deri sa është trafikuar në Kosovë.

Është një tregim tejet rrenqethës, besoj më i rëndi i këtyre 3 dekadave të fundit në Shqipëri. Natyrisht që mund të kenë opinione nga më të ndryshmet të gjithë teleshikuesit që e ndoqen këtë tregim nga ekrani, por them se po të gjithë bashkohemi në një pikë: ky rrefim duhet HETUAR me përgjegjësinë maksimale nga prokuroria shqiptare. Është një rast për të cilin në asnjë rrethanë nuk duhet kaluar me mëndësinë se “çudia më e madhe zgjatë 3 ditë!”

Jo dhe jo, kjo çudi duhet të zgjasin deri sa të zbardhet edhe detaji i fundit, dhe opinionit publik ti thuhet e vërteta e ballafaquar nga organet e hetimit dhe të drejtësisë. Është një rast që, nëse vlerësohet me seriozitet për ti shkuar deri në fund, mund të ndikojë për të përmirësuar rrenjësisht imazhin e organeve të drejtësisë shqiptare në opinionin e gjërë publik. Urojmë ta kuptojnë këtë ata që e kanë në dorë të vëndosin për raste të tilla!

Leave A Reply

Your email address will not be published.