Rrëfimi që jep shpresë, 69-vjeçari: 50% mundësi për të mbijetuar, sekreti që fitova është…

0 523

Vende të ndryshme të botës po përdorin ilaçe jo specifikme ndaj Covid-19, pasi vaskina ende nuk është krijuar. Por çfarë po i shpëton të prekurit nga Covid-19? Një baba që mundi të fitonte betejën, teksa gjendej në kujdes intensi ka rrëfyer se si disa ushtrime frymëmarrjeje e ndihmuan t’ia dilte mbanë pa patur nevojë për një respirator.

69-vjeçari Rob Thomas, i cili tashme gëzon nofkën “mbreti i frymëmarrjes” iu nënshtrua mjekimit në Spitalin Royal Gloucestershire. Ai doli i shëruar nga spitali, të dielën e javës që lamë pas, ku një video e tij që përqafon gruan e përlotur, Viv është bërë virale në internet.

Rob Thomas, rrëfeu se e motra e tij që është një infermiere, i kishte sugjeruar të punonte me frymëmarrjen, fill pasi ishte diagnostikuar si mbartës i virusit. ”Këto fjalë i fiksova mirë. Teksa gjendesha në kujdes intensiv nuk u ndala asnjëherë së ushtruari. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.