Rrëfimi tronditës i babait: Gruaja pa nga dritarja djalin e vrarë. Shteti të mos tërhiqet para krimit

0 411

26-vjeçari Kristian Breshanaj u vra në orët e para të së dielës, pikërisht në ditën e Fiter Bajramit. Babai i të ndjerit, mjeku Edmond Breshanaj në një prononcim për mediet, tha se gruaja dëgjoi krismat. Sipas tij, Kristianin e qëlluan nga larg, pastaj u afruan dhe qëlluan sërish.

Sipas tij, djali ishte bashkë me një shok të tijin kur u vra. Për më tepër, gjatë prononcimit për mediat, mjeku theksoi se në Belgjikë djali punonte barist dhe se ai i çonte lekë që të jetonte. Ai mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal.

”Ai ka qenë djalë i rregullt, lëvizte lirshëm. Po të kishte pasur probleme do të kishte qenë i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie që ta kenë penalizuar. Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristiani u dënua pasi s’kishte patentë, shokut iu gjet një bimë kanabis”.

Sipas tij ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka sekuestruar 22 kamera në qytet, nga pamjet e të cilave shpreson të zbardhë edhe më tej dinamikën e ngjarjes. ”I bëj thirrje policisë të mos tërhiqet përballë agresorëve, sepse ata nuk janë më të fortë se shteti. Shteti nuk duhet të tërhiqet, t’i shkojë deri në fund, sepse janë shumë eliminime që janë bërë dhe kanë mbetur në heshtje”.

Prononcimi

Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar.

Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën. Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër.

Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që ato të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.