Rregullat higjienike që duhet të zbatojnë klinikat dentare

0 393

Prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Për secilën nga këto biznese në portalin e-albania janë nxjerrë dhe protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë të jo vetëm klientët por dhe personeli në punë për të ruajtur sa më shumë shëndetin dhe shmangur infeksionin nga COVID-19.

Sipas protokollit të sigurisë dhe garantimit të kushteve higjieno-sanitare për klinikat dentare ata duhet të dezinfektohen disa herë në ditë, në çdo klinikë do të ketë matës temperature dhe nuk do të lejohet asnjë person me temperatura 37.5 të hyjë në klinikë. Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve

Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pasi punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët.

Klinikat dentare duhet të sigurojnë doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe veshje speciale si dhe duhet të njohin mirë procedurën e eliminimit të tyre si mbetje të rrezikshme infektive. Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infektive në përputhje me procedurat rutinë.

Gjithashtu klinikat dentare fillimisht duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar dhe të bëhet një triazhim i pacientëve paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.