”Rrezik mbyllja”, Rama thirrje pronareve të lokaleve: Mos e sfidoni shtetin, do merrni goditje

0 327

Në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetësor falë NATO e SHBA, kryeministri Edi Rama u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj Covid-19, ndërsa një thirrje të veçantë ka ndaj pronarëve të restoranteve dhe lokaleve.

“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën me Covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve. Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit, ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam? A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.