Rreziku rus, BE po shqyrton mbështetje për ushtrinë moldave

0 34

Bashkimi Europian po shqyrton mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, në një përpjekje për të shmangur përhapjen e luftës në fqinjin e Ukrainës.

Në një vizitë në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Komentet e tij vijnë pas serisë së shpërthimeve të pashpjegueshme të javës së kaluar në Transnistria – një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Këto zhvillime ngritën frikën se konflikti mund të përhapet.

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.