Rrëzohet avioni me 107 pasagjerë

0 36

Një avion me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar pranë qytetit Karachi në afërsi të rajonit Lahor, në Pakistan. Mjeti fluturues po transportonte 99 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit nga Lahor për në aeroportin ndërkombëtar në Jinnah.

Shkaqet janë ende të paqarta por piloti raportoi për probleme teknike pak par rrëzimit në tokë. Shërbimet e Emergjencave mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku avioni ka dëmtuar dhe disa banesa.

Fillimisht u raportua se të gjithë pasagjerët kanë humbur jetën, ndërsa më pas autoritetet vendase janë shprehur se dy persona kanë arritur të mbijetojnë. Fluturimet në Pakistan nisen një javë më parë pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.