Rrëzohet rezoluta kundër masakrës serbe, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiçit

0 38

Deputetët e Kuvendit nuk e votuan rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ishte propozuar nga deputetët e PD.

Pas votimit, ku 51 prej deputetëve dënuan kundër, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se deputetët votuan sipas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Berisha mes të tjerash tha se me këtë votim u shkelmua gjaku i 8 mijë viktimave të pafajshme.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë të pafajshmeve. Votuat duke shkelura mbi jetën e dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ç’mund të presësh nga një trafikun, kryetarin e organizatës kriminale, skllav i një Aleksandër Vuçiç. Si mund të bëni ju shqiptar një votim të tillë. Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovës dhe ka marrë çdo masë kundër kontrabandës”,-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.