Rriten çmimet e naftës pas embargos së pjesshme nga BE

0 37

Çmimet e naftës pësuan një rritje pas vendimit të Bashkimit Europian për vendosjen e pjesshme të embargos së naftës ruse.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit 2.31 Dollarë ose 1.9%,duke arritur në 123 Dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 3.7% duke arritur në 119 Dollarë duke kapur nivelin më të lartë që nga 9 Marsi.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord në parim të shkurtojnë 90% të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit 2022, sanksioni më i ashpër i bllokut ndaj Moskës që nga agresioni rus në Ukrainë.

Rusia zgjeroi shkurtimet e saj të gazit në Europë me Gazprom që ndaloi furnizimin për tregtarin kryesor holandez GasTerra duke përshkallëzuar betejën ekonomike midis Moskës dhe Brukselit dhe duke rritur çmimet europiane të gazit. Masa vjen një ditë pasi Danimarka shpalli një fund të mundshëm të furnizimit të saj me gaz rus.

GasTerra, e cila blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze, tha se kishte kontraktuar tek Gasprom 2 miliardë metra kub deri në Tetor. Flukset e gazit rus drejt Gjermanisë përmes gazsjellësit Nord Stream ranë, gjë që analistët mendojnë se u shkaktuar pas ndërprerjes me Holandën.

Qeveria holandeze javën e kaluar tha se do të rrisë subvencionet në 406 milionë Euro për të inkurajuar kompanitë të furnozijnë objektin e Bergermeer, një nga pikat më të mëdha të depozitimit të gazit me akses të hapur në Europë.

Moska kishte ndaluar tashmë furnizimet me gaz natyror për Bullgarinë, Poloninë dhe Finlandën duke përmendur refuzimin e tyre për të paguar në Rubla ruse, një kërkesë e bërë në përgjigje të sanksioneve perëndimore që e kanë izoluar Rusinë.

Nga ana e prodhimit, OPEC+ do t’i përmbahet një rritje modeste të prodhimit në Korrik me 432,000 fuçi në ditë, duke kundërshtuar thirrjet perëndimore për uljen e çmimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.