Rriten rastet e reja në Europë, por më pak vdekje nga Covid-19

0 303

Europa po regjistron infektime të reja me Covid-19, teksa në SHBA, vendi i goditur më rëndë nga pandemia numri i rasteve të tilla ka filluar të bjerë. Në kontinentin e vjetër, vdekjet mbeten në nivele mjaft të ulëta. Në Britaninë e Madhe, numri i pacientëve të intubuar nga 3.000 që ishte në pikun e pandemisë, tani është 70. Infektimet sakaq, kanë nisur të rriten sërish në disa zona të vendit. Çfarë po ndodh?

Mjekët nuk japin dot një përgjigje të saktë, thotë “The Guardian”. Disa mendojnë se ndërhyrjet mjekësore tani janë më të suksesshme në trajtimin e atyre që preken nga sëmundja. Kështu ilaçi deksametazon duket se i ka përmirësuar shumë shanset e përmirësimit tek pacientët me Sars-Cov-2, ata thonë se ka disa faktorë që ndikojnë.

Një pjesë mendojnë se Covid-19 po kthehet në një “sëmundje të të rinjve, të cilët kanë më pak shanse të vdesin prej saj, apo të kenë komplikacione serioze. Ndërsa është edhe një grup shkencëtarësh që mbështet idenë se virusi edhe pse mbetet mjaft infektues, është bërë më pak vdekjeprurës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.