Rriten rastet me lijen e majmunit, ja 11 simptomat që duhet të njihni

0 31

Rreth 100 raste të tjera të lijës së majmunëve janë identifikuar në Britaninë e Madhe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 470.

Një konferencë teknike e bërë nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) të premten zbuloi se shumica e rasteve janë në Londër. Aktualisht janë 452 raste të konfirmuara në Angli,12 në Skoci, 2 në Irlandën e Veriut dhe 4 në Wales ku 99 për qind të tyre janë meshkujt edhe mosha mesatare e rasteve të konfirmuara në MB është 38 vjeç.

UKHSA pranoi se “gjurmimi tradicional i kontaktit është aktualisht sfidues”. Edhe pse lija e majmunëve nuk konsiderohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) të dhënat sugjerojnë se kjo është mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

UKHSA u bëri thirrje britanikëve të qëndrojnë larg njerëzve të dashur nëse sëmuren nga lija e majmunëve sipas rregullave të reja. Aty ku është e mundur, ekspertët u kanë kërkuar njerëzve të flenë në dhoma të veçanta dhe të përdorin banjo të veçanta. Nëse kjo nuk është e mundur, rastet duhet të shmangin kontaktin fizik dhe të mbajnë të paktën tre hapa ose një metër larg nga të gjithë anëtarët e familjes. Është e rëndësishme që personat e infektuar të qëndrojnë larg grave shtatzëna, fëmijëve të vegjël dhe atyre që janë me imunitet të dobët.

Dr Meera Chand, Drejtor i Infeksioneve Klinike dhe Emergjente, UKHSA tha se: “Ne po punojmë, si në Britani ashtu edhe së bashku me partnerët globalë, për të përparuar hetimet që na duhen për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë virusin, transmetimin e tij dhe përdorimin më të mirë për largimin e tij të tilla si vaksinat dhe trajtimet.”

Shenjat e lisë së majmunëve që duhet të dini:

Ekspertët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se të gjithë britanikët duhet të tregojnë kujdes për shenjat dhe simptomat kryesore.

Shenjat mund të përfshijnë:

Ethe
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Dhimbje shpine
Të dridhura
Lodhje
Djersitje natën
Simptoma të ngjashme me të ftohtin si rrjedhje hundësh
Nyjet limfatike të fryra
Irritim i fryrë
Skuqje

Leave A Reply

Your email address will not be published.