Rriten shifrat në 24 orë, 11 viktima dhe 660 raste të reja me Covid-19

0 312

Vetëm 24 orë zgjati bilanci i uljes së shifrave, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 11 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës, dhe se rastet e reja kanë shkuar në 660. Të hënën u kryen vetëm 1281 testime, ku dolën pozitivë 185 persona. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Kurse rastet e reja që janë 660, janë të shpërndara kështu: 241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cërrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikëri rregullat për frenimin e përhapjes së Covid-19.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)

Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 555
Të shtruar në spitale 287
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3,424
Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste aktive 23,522
Humbje jete 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386

Leave A Reply

Your email address will not be published.