Rriten shumë rastet e reja, 7 viktima nga Covid-19 në 24 orë

0 282

Vetëm pak ditë zgjati ulja e rasteve të reja dhe numri i viktimave nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3906 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 725 persona. ”252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)

Raste të reja ditore 725
Të shëruar në 24 orë 551
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,906
Testime totale 276,713
Raste pozitive 61,008
Raste të shëruara 36,102
Raste Aktive 23,689
Humbje jete 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13753
Fier 1715
Shkodër 1325
Durrës 1203
Vlorë 951
Lezhë 942
Korçë 878
Elbasan 865
Berat 754
Gjirokastër 454
Dibër 451
Kukës 398

Leave A Reply

Your email address will not be published.